Politikani serb, Aleksander Arsenijeviq në emisionin “Politiko” është ankuar për një rast që i ka ndodhur në familje për ndalimin e dinarit serb.
Ai ka thënë se nëna e tij shkon në Rashkë për ta marrë pensionin dhe blen të gjitha gjërat atje, ndërsa në Mitrovicë nuk mundet përshkak të ndalimit të dinarit serb.
“Nëna ime një herë në muaj në orën 7 të mengjesit shkon në Rashkë për ta marrë pensionin.
Atje blen të gjitha gjërat ndërsa këtu nuk mundet përshkak të ndalimit të dinarit nga kryeministri Kurti”, tha ai.