Në rubrikën “Pyetje për Meri Gjinin” në emisionin 7pa5, astrologes i ka ardhur një pyetje nga një nënë, e shqetësuar për dy vajzat e saj, 25 dhe 18 vjeç.
Nëna është e interesuar për fatin në aspektin personal të vajzës së madhe dhe për vajzën e vogël që është maturante, e cila dëshiron të ndjekë studimet për mjekësi.
Vajzat e zonjës i përkasin shenjës së binjakëve dhe bricjapit dhe ajo ka marrë lajme shumë të mira nga Meri Gjini.
“Vajza e madhë është një vajzë me fat. Dhe punon fort për gjërat që kërkon, por fati i bën pjesën më të madhe të punës. Që nga 2023 deri në maj 2026 ka strukturuar gjërat më të rëndësishme dhe në formën më të sigurt për vete. Dhe prindërit do të ndihen shumë mirë me çfarë ka ndërtuar.
Ndërsa vajzës së vogël i shkon mjekësia si degë. Planetin e fatit e ka në hyrje shumë të fortë deri në 25 maj, por edhe më gjat. Të bëjë zgjedhjen që mendon që është më e mira për të. Ajo do t’ja dali më cilën do degë që do zgjedhë. Faktorin e të papriturës nuk e pëlqen shumë”, shprehet astrologia./vizionplus.tv