Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nënkryetari i Prishtinës për largimin e PDK-së nga koalicioni: Prishje e panatyrshme dhe e hershme

Nënkryetari i kryeqytetit Alban Zogaj ka folur lidhur me situaten e krijuar në komunën e Prishtinës pas daljes nga koalicioni i PDK-së.

Zogaj tha se kanë qenë të befasuar me largimin e PDK-së nga bashkëqeverisja.

“Kjo prishje ishte e panatyrshme dhe e hershme”, tha Zogaj.

Ai foli edhe rreth shkarkimeve të drejtorëve nga radhët e Partisë Demokratike.

“Shkarkimi i parë vjen si rezultat i performancës së ulët, në një prej problemeve më të mëdha që e kemi në kryeqytet. Ne kemi bërë një anketë të madhe me gati 10 mijë respondentë në kryeqytet. Problemi më i madh i Prishtinës, na del prej qytetarëve të Prishtinës prej 10 mijë familjeve, menaxhimi i mbeturinave”, tha Zogaj në Klan Kosova.