Serbia dje ka njoftuar se është pranuar në Traktatin e Miqësisë me ASEAN, një shoqatë e Kombeve të Azisë Juglindore, e cila është një bashkim politik dhe ekonomik i 10 shteteve anëtare në Azinë Juglindore.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për një politikë të jashtme “tmerrësisht të gabuar”.
“Në një botë multipolare, Qeveria Kurti ndoqi politikë të jashtme tmerrësisht të gabuar, ku demokracia perëndimore e sanksionojnë dhe shtetet e mëdha aziatike, njohëse të Kosovës, çdo ditë e përjashtojnë, sikurse edhe anëtarësimi i djeshëm i Serbisë në ASEAN, organizatën më ndikim dhe një zonë shumë e zhvilluar e Azisë!”, ka thënë Hoxhaj.
Anëtarët e kësaj shoqate janë Brunei, Cambodia, Indonesia, Laos, Malaysia, Myanmar, Philippines, Singapore, Thailand dhe Vietnami.
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, dje ka njoftuar se Serbia është pranuar në Traktatin e Miqësisë me ASEAN.
“Unë sot kam nënshkruar atë instrument pranimi. Serbia është vendi i 52-të që e nënshkroi atë”, kishte thënë ai.