Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan po qëndron për vizitë në Shqipëri, ku atje është takuar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Gjatë kësaj vizite është bërë nënshkrimi i marrëveshjeve në fushën e arsimit, bujqësisë dhe marrëdhënieve me publikun.
Ekipi i Tëvë1 nga atje ka bërë të ditur se në orët e pasdites Erdogan do të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë.
Agjenda parashikon që kreu i shtetit turk të largohet nga Shqipëria pasdite, ku më pas do t’i drejtohet Beogradit dhe do të zhvillojë disa takime./teve1.info/
Tags: marreveshjeShqiperiaTurqia