Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nëntë shtetas amerikanë të vrarë në Izrael

Qeveria amerikane ka konfirmuar se nëntë nga shtetasit e saj janë vrarë në Izrael, pas sulmeve të grupit militant Hamas.

Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha: “Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për viktimat dhe familjet e të gjithë të prekurve dhe u urojmë të lënduarve një shërim të shpejtë.

“Ne vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën dhe mbetemi në kontakt me partnerët tanë izraelitë, veçanërisht me autoritetet lokale”, raporton BBC.

Ky medium duke u thirrur në burime zyrtare ka thënë se më shumë se 10 britanikë dyshohet se janë të vrarë ose të zhdukur.

Që nga e shtuna mbi 1000 persona janë vrarë nga konflikti izraelito- palestinez