Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nëntë të vrarë, 20 të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë

Të paktën nëntë njerëz janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur nga sulmet ruse në rajonet juglindore të Ukrainës të premten, thanë zyrtarët rajonalë.

Në rajonin e Zaporizhjas u vranë të paktën shtatë njerëz, tha guvernatori i rajonit Ivan Fedorov. Ai theksoi se sulmi shkaktoi zjarr në një garazh për ndreqjen e automjeteve.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Katër të tjerë u plagosën, përfshirë dy fëmijë, shtoi ai.

Disa vendbanime u përballën me mungesë të energjisë elektrike pas sulmeve, sipas tij.

Ndërkohë, një sulm tjetër raketor shkaktoi dëme në një ndërtesë administrative në Krivi Rih, një rajon në juglindje të vendit, duke i vrarë dy njerëz, tha guvernatori Serhii Lysak.

Ekipet e emergjente janë duke i vazhduar kërkimet në vendin e ngjarjes, pasi një person është zhdukur, theksoi ai.

Të paktën 16 të tjerë, përfshirë një fëmijë, u plagosën, tha shërbimi emergjent, duke shtuar se gjatë sulmit u dëmtuan shtëpi banimi gjithashtu, shkruan REL.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Tags: