Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nervozohet Spahiu: Ma shumë më respektojnë në studio në Beograd, kërkush s’guxon me ma sha shtetin

 
   

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” mes panelistëve lidhur me mosshpërfaqjen në masë të madhe të flamujve të Kosovës në fushatën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

Profesori, Nexhmedin Spahiu ka shprehur shqetësimin për këtë veprim të VV-së, për çka ka kërkuar nga PZAP që të ndërmarrë masa ndaj tyre.

“Fakti që PZAP nuk reagon sepse në ligj shkrun nuk guxon me shpalos flamurin e Kosovës pak e flamurin e një shteti tjetër më shumë”, ka thënë Spahiu.

Analisti, Halil Matoshi ka sqaruar se ligji për simbolet megjithëse ka hyrë në fuqi, nuk respektohet në Kosovë.

“Ligji për simbolet ka hy në fuqi, por nuk është apliku asnjëherë në Kosovë. Për njerin që merr vesh, një republikë parlamentare është fatale mos me i reflektu simbolet e shtetit”, ka thënë Matoshi.

“Është ma kryesorja sepse për ta (flamuj) vriten njerëz”, ka thënë Spahiu.

Ndaj opionineve të tilla kanë reaguar komentatorët politikë, Xhavit Drenori dhe Fidan Rama.

“Popullata jonë nuk e ka atë problem. Ata e dojnë një qeveri ose e dojnë një lider. Po mendojnë që shumica janë të fiksun me ta dhe kanë me i besu”, ka thënë Drenori.

“A është mirë me u fiksu? Sepse o tu i rrejt çdo ditë”, ka thënë Rama.

“Neve flamuri na ka ardh kur u shpall pavarësia, s’na ka vet kush letrat çfare duhet me kanë”, ka thënë Drenori.

“110 deputetë kanë votu kundër. Po qysh tu ka imponu ka ardh dikush me kallash në parlament. Po qysh?”, ka thënë Spahiu.

“Po na u ka imponu”, ka thënë Drenori.

Derisa debati mes tyre ka vazhduar, Spahiu ka reaguar ashpër.

“Ku mos mu nervozu more? Mu ma shumë më respektojnë në studio në Beograd kur shkoj, kërkush s’ma shan shtetin as flamurin s’guxon”, ka thënë Spahiu.