Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Nëse flini pak dëmtoni marrëdhënien tuaj në çift

Gjumi dhe dëshira për të! Ndjeshmëria, vështirësia në përqendrim, lodhja, por edhe një rënie e dëshirës seksuale, sepse të fjeturit pak është ritual i keq që mund të dëmtojë çiftin. Dhe gratë, janë më shpesh viktima të çrregullimeve të gjumit: 87% flenë keq krahasuar me 67% të meshkujve. Këto të dhëna dolën nga një sondazh ku morën pjesë 300 burra dhe gra, ndërmjet moshës 45-56 vjeç. Dhe rezultatet u paraqitën në Kongresin Kombëtar të Valës, Observatori Kombëtar prë gratë dhe shëndetin gjinor.

“Pjesa femërore e mostrës e vlerëson rëndësinë e gjumit gjithnjë e më shumë. Ndërsa, burrat mendojnë se është baza e mirëqenies së personit”, thotë Luigi Ferini Strambi, kreu i Qendrës Neurologjike, Irccs San Raffaele Turro të Milanos.

“Gratë janë gjithashtu më të vetëdijshme dhe të gatshme për të reaguar, duke përdorur terapitë e synuara për të përmirësuar gjumin. Meshkujt përqendrohen më shumë në stilin e tyre të jetesës”, thekson Francesca Merzagora, presidente e Onda-s.

Përbërësit thelbësor për cilësinë e gjumit të natës janë: ushqimi i duhur, aktiviteti fizik i rregullt dhe zakonet e mira të gjumit. Ju gjithashtu mund të mbështeteni në mjetet bimore si lulet e ndryshme ose ilaçe që përmirësojnë cilësinë e gjumit.

Në të gjitha rastet, duhet të fillojmë me një diagnozë të saktë, pasi ka më shumë se 60 çrregullime të gjumit. “Një bisedë me mjekun e familjes është e mjaftueshme, ndërsa në rastet më të komplikuara është më mirë t’i referoheni një qendre të dedikuar”, sugjeron Ferini Strambi. Çrregullimi më i përhapur i gjumit është pagjumësia, e ndjekur nga sindroma e apneas gjatë natës dhe pastaj këmbët e shqetësuara (më të zakonshme në çrregullimet e gjumit).