Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nëse kanë fakte që ka bërë vetëvrasje le ta thonë, Gashi: Prokurorët nuk u morën me rastin e Astrit Deharit

 
   

Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference para Prokurorisë Speciale ka kritikuar këtë të fundit për neglizhencën e rastit të Astrit Deharit.

I pranishëm aty ishte edhe avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi.

Ndër tjerash ai ka thënë se “nëse kanë fakte ata që thonë që Astrit Dehari bëri vetëvrasje le ta thonë”.

“Prej ditës së parë, nuk ka prokuror që privatisht kur i lexon provat që nuk e dërgojnë në vrasje, e tash, prap po të pyes unë ty: Pse nuk po e mbyllin landën nëse mendojnë se është ndryshe? A e din pse? Për këtë arsyje është bërë sot qikjo ekspozitë, ne budalllë nuk e jemi. E dimë që janë tre Prokurorë, i katërti do të shkojë në pension dhe e lajnë lenden ashtu. Me pas qenë unë shef i tyre iu kisha thane nuk guxon me shku në pushim pa u marrë me çështjen e Astrit Deharit”, ka thënë Gashi.