Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Nëse Kusari ka bërë mëkat, sipas këtij standardi as Ramushi nuk duhet të flas me vëllaun e tij”

 
   

Anëtari i shoqërisë civile Samir Potera në një postim të tij në facebook ka komentuar biseden e publikuar ndërmjet Mimoza Kusarit e Milan Radoiҫiq.

AI shkruan se Kusari nuk ka bërë ndonjë mëkat, ndërsa ata që shesin moral janë disa ‘hajna që Radojiqiqi i ka pagu me ia nxjerrë incizimet në shqip’.

Tutje Potera shkruan se sipas këtij standardi as Ramush Haradinaj nuk duhet të flas më vëllaun e vet, e as PDK-ja me Rrustem Mustafën e Ramiz Lladrovcin.

Sipas tij, opozita aktuale kur ka qenë në pushtet me Radoiҫiqin e kanë vjedhë Kosovën, e kanë ndërtuar skemën e krimit të organizuar.

Postimi i plotë (pa ndërhyrjen e redaksisë):

Kjuuuu cfare mekati paska be Mimoza Kusari! Paska fole me Radojiqiqin per me cue perpara agjenden e Kuvendit.

E kush po na shet moral? Do hajna qe Radojiqiqi i ka pague me ia nxjerre incizimet ne shqip. Incizimet qe ai me shoke i ka be tinez me qellim shantazhi.

E cfare mekati ko’ka bre me fole me Radojiciqin? Cfare mekati ko’ka me fole ne telefon me nje futun ne Liste te Zeze te SHBA-ve. Hej na jemi njerez. Na mujme edhe me ia zgate doren dikujt qe e ka vra diken para disa vitesh. Cili eshte mekati ketu?

Ani ishin cue do toromaka te opozites me reague. Gerditshem!  

P.sh Ramushi simas ketij standardi nuk ish dashte me fole as me vella te vet. Ha ha ha. 

PDK nuk eshte dashte me i fole Rrustem Mustafes e Ramiz Lladrovcin eshte dashte me lane pa pune se asni qytetar i Drenasit nuk ish dashte me i fole.

Nese Mimoza ka fole ne telefon me Radojiciqin ne nje bisede kurthe, ky plehu medial qe e ka publikue Radojiciqin e Veselinovicin i ka pase ortak.

Nese Mimoza ka fole ne tel, opozita e sotit kur eshte kon ne pushtet i kane ckye tenderat me Radojiciqin.Ju kete, na kete. Me Radojiciqin e kane vjedhe Kosoven. Me Radojiciqin e kane ndertue skemen e krimit te organizuem. Radojiciqit me nderhyrje politike ia kane hjeke fletarrestin.

A po doni mo?