Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nesër i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit nga Kosova që humbi jetën tragjikisht në aksident ditë më parë

 
   

Nesër do t’i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit nga Kosova, Adem Buzhala, i cili humbi jetën tragjikisht nga një aksident.

I riu kosovar ishte me qëndrim në Gjermani dhe me origjinë nga komuna e Suharekës teksa lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kishin konfirmuar familjarët e tij.

Të njëjtit kanë njoftuar për ceremoninë mortore.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër (e martë), në ora 17:00 në fshatin Budakovë, në varrezat e lagjes Buzhalë.