Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nesër nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, familja: Besojmë në drejtësi

Nesër (e hënë) në 11:00 nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, e cila në nëntor të vitit 2023 u privua nga jeta sipas një plani të hartuar nga burri i saj, Naim Murseli.

Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, tha se familja beson në drejtësi.

“Ju njoftoj që gjykimi i rastit të vrasjes dinake të motrës tonë Liridona Ademaj fillon nesër në ora 11.00 në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ne si familje besojmë në drejtësi dhe shpresojmë që gjykimi do të jetë efikas, profesional, pa gabime, pa vonesa dhe transparent. Shpresoj që mediat do të kenë kohë të përcjellin shqyrtimin fillestar”, shkroi ai në një postim në Facebook.