
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar sot për në Shqipëri për një vizitë shtetërore dyditore.
Në kuadër të qëndrimit të saj atje, presidentja Osmani në një ceremoni do t’ia dorëzojë dekretin e nënshtetësisë së Kosovës
Shkrimtarit të njohur me famë botërore, Ismail Kadaresë.
Më 1 gusht të këtij viti, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pati nënshkruar dekretin me të cilin shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, i jepet nënshtetësia e Republikës së Kosovës.