Nga një sulm kardiak ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, rreshter i parë Muhamet Ramiz Beqiri.
I ndjeri ka vdekur ditën e së enjtes, dhe pritet që nesër të varroset në fshatin Talinoc i Muhaxherëve të Ferizajt.
Kështu është bërë e ditur nga një njoftim i FSK-së.
Njoftimi i plotë:
Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se nga një sulm kardiak ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, rreshter i parë Muhamet Ramiz Beqiri.
Homazhet nga njësitë e FSK-së, do të mbahen në Kazermën “Skënderbeu ” në Ferizaj, sot 14.06.2024 në ora 14:00-15:00, ndërsa ceremonia e varrimi do të bëhet nesër ( E Shtune) më datë 15.06.2024 në ora 13:00 në varrezat e fshatit Talinoc i Muhaxherve Komuna Ferizaj.
Muhamet Beqiri ka lindur në Talinoc të Muhaxherëve Komuna Ferizaj.
Ka qenë pjesëtar i UÇK-së, Zona Operative e Nerodimes, pas transformimit të UÇK-së në Trupat Mbrojtëse të Kosovës ka shërbyer në Batalionin e Xhenios, ndërsa që nga themelimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka shërbyer në Kompaninë e Deminimit. Vdekja e ndau në pozitën e nënoficerit të lartë, Udhëheqës i Instruktorëve në sektorin e Auto shkollës, pranë Qendrës së Stërvitjes Profesionale në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.
Pas vetës la bashkëshorten dhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.