Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nezir Kraki komenton vizitën e Ramës në Kosovë/ Përmend një detaj interesant!

 
   

Ligjëruesi në Paris, Nezir Kraki përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me vizitën e Ramës në Kosovë.

Kraki fillon të shkruaj së pari për një tregim që më parë Rama e ka treguar, totalisht utopike me Klintonin dhe Arafatin duke e krahasu Kosovën me Palestinën, përcjell “Bota sot”.

“Tregimi ishte palidhje por krahasimi ishte skandaloz sepse e konfirmon për të saten herë faktin që Edi Rama është lobist i Serbisë për rihapjen e statusit të Kosovës”, shkroi ligjerëusi.

Ndër të tjera, Kraki përmend konferencën ndërkombëtare në të cilën Kosova dhe Serbia do të merrnin vesh mes vete, e që sipas tij është vetëm një tentativë plus për vet knaqësi dhe faktorizim.

Postimi i plotë

Edi Rama në Rubikon e tregoi një vaki palidhje dhe totalisht utopike me Klintonin dhe Arafatin duke e krahasu Kosovën me Palestinën pa ia pas iden as Palestinës as Kosovës.

Tregimi ishte palidhje por krahasimi ishte skandaloz sepse e konfirmon për të saten herë faktin që Edi Rama është lobist i Serbisë për rihapjen e statusit të Kosovës.

Ideja e tij për konferencë ndërkombëtare ku Kosova e Serbia do merreshin vesh në mes vete është edhe një tradhëti kombëtare që ky megaloman ia bën interesave shqiptare në Ballkan.

Është vërtetë tragjike ta shohim Shqipërinë sikur t’ishte Spanja apo Sllovakia në raport me Kosovën, dmth duke mos e pranu Kosovën shtet ashtu siç edhe është pranuar nga aleatët. Sot milionat e droges dhe krimit të ndihmuar nga milionat e Serbise dhe Rusise po përdoren masivisht dhe me çdo mjet në mënyrë që interesat e Serbisë në Ballkan të prosperojne dhe në të njejtën kohë të sabotohet shteti i Kosovës.

Në këtë kurth, me ose pa pare, kanë ra edhe partitë opozitare në Kosovë. LDK p.sh. sot nuk e pranon shtetin e Kosovës me arsyetimin se ai drejtohet nga Albin Kurti. LDK nuk i pranoi sqarimet e shtetit të Kosovës për rrëmbimin e policëve brenda territorit por tha se pret mendimin e Kforit. Edhe AAK dhe PDK sot janë si Spanja dhe Sllovakia, nuk e njohin Kosovën shtet dhe i kërkojnë asaj çdo ditë të heq dorë nga veriu. Për korrektesi, LDK mbajti qëndrim te duhur kur Edi Rama propozoi draftin e Serbisë të përkthyer nga batoni në shqip. Por nuk vonoi shumë dhe Lidhja e Rugoves u rifut në zonën e saj kompde, zonen e as-mish-as-peshkut.

Sidoqoftë, koha do na tregojë që konferenca e Ramës sikurse idetë e tij të mëhershme, ka qenë veç një tentativë plus për vet knaqësi dhe faktorizim. Fiks sikur rruga e paudhë e Lumirit me beratin.