Dashi
Nuk është kjo shenja më tradhëtare! Ndonjëherë e tepron me komplimentat ndaj të tjerave, por kjo ndodh vetëm sepse i pëlqen të flirtojë. Në fund ama, nuk ndodh asgjë. (4)
Demi
Mos i beso një Demi që kërkon të bëhet i mirë duke të përkëdhelur me dhurata. Kjo tregon se po fsheh diçka! (8)
Binjakët
Është shenjë gënjeshtare dhe nuk mendon për pasojat, ndaj kini kujdes se tradhëton shpesh dhe me dëshirë të plotë. (10)
Gaforrja
Gaforrja mund të tradhëtojë vetëm nëse dashurohet me dikë tjetër (5)
Luani
Nëse tradhëton, e bën sepse është i zemëruar. Mos e bëj të ndihet i tillë sepse do të të bëjë të vuash. (5)
Virgjëresha
Ka sens praktik dhe mendon gjithonë për pasojat e veprimeve. Është dembel prandaj edhe qëndron larg tradhtive. (3)
Peshorja
Tradhëtia e Peshores shfaqet pothuajse gjithmonë si formë testimi ndaj partnerit, por asnjëherë nuk kalon në veprime konkrete. (4)
Akrepi
Rrëmbehet nga pasionet e reja vetëm për arsyen se jeta e përditshme e mërzit. Mund të tradhëtojë kur e pushton dëshira. Nga 0 në 10.
Shigjetari
E mërzit përditshmëria. Shigjetari mund të shkojë në krevat me dikë që nuk e njeh dhe të nesërmen është në gjendje të harrojë gjithçka. (9)
Bricjapi
Nëse është i dashuruar nuk tradhëton kurrë! (3)
Ujori
Lëre në lirinë e tij dhe gjithçka do të shkojë mirë. Nëse nuk e bën, do ta prishë marrëdhënien prej ndjesisë së mbytjes. (6)
Peshqit
E vret mendjen gjatë përpara se të tradhëtojë. Nëse të tradhëton, më pas pendohet shumë. (3)