Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nga detajet e dasmës te planet për një bebe, Dafina Zeqiri sapo na bëri edhe më kuriozë

Dafina Zeqiri e ka nisur vitin me një album të suksesshëm, vijon koncertet e saj të panumërta dhe punon mbi projekte të reja, pra duket se karriera e saj është në një pikë kulminante. Por po kaq e bukur është edhe jeta e saj pas skenës në këtë periudhë ku po shijon dashurinë me Kreshnik Gjergjin e cila siç është njoftuar, do të kurorëzohet në një dasmë.

E ftuar këtë mëngjes në “Radar” me Edita Dolin, pas transmetimit të një mesazhi surprizë nga stilistët e saj, Dafina zbuloi se kanë nisur përgatitjet e dasmës.

Edita Doli: Ke nisur të punosh me vellon a jo?

Dafina Zeqiri: Po.

Edita Doli: Sa fustane nusërie do ndërrosh?

Dafina Zeqiri: Nuk dua të ndërroj shumë, dua të shijoj dasmën time kështu që kam vendosur të bëj veç dy fustane.

Dafina konfirmoi sërish se dasma do të jetë këtë vit, por nuk ka ende “një datë publike”. Dafina nuk zbuloi njërin nga artistët që do të këndojë në ditën e madhe.
“Afrim Muçiqi do të jetë njëri nga artistët që do të performojë”, tha ajo, por nuk do të mungojnë as emra të tjerë.

Jo vetëm kaq, por duket se edhe dëshira për të krijuar familje së shpejti është shumë e madhe dhe Dafina mezi pret të ketë një bebe në duart e saj.

Unë i dua shumë, shumë, shumë bebat dhe shyqyr që i dua aq shumë. Normale këto nuk janë gjëra që njeriu mund t’i planifikojë sa më shumë dhe… sa më shpejt ndoshta! Do shohim çfarë do ndodhë.