Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Nga e nxore gjithë këtë mllef, ku e ke ruajtur”? Sherr mes Gazit dhe Rozës: Pellushi me lëkurë leopardi është bërë…

Moderatorja Roza Lati njihet tashmë si një person që i do kafshët dhe i mbështet kauzat që mbrojnë ato.

Por parukjeri Gazmend Ujkashi sot gjatë një debati me moderatoren, e ka prekur në pikën e dobët. Të ulur pranë pishinës, Gazi i thotë Rozës se nuk i pëlqejnë ankesat e saj dhe i përmendi kafshët.

Sipas tij nëse ajo do i donte kaq shumë kafshët, nuk do vishte rroba të prodhuara nga lëkurat e tyre apo të hante mishin e tyre. Këto fjalë të Gazit kanë acaruar Rozën. Ajo shpjegon se ka një pallto me lëkurë leopardi dhe është bërë me qime industriale.

Gazi: Çdo mëngjes të kam bërë komplimente, nga e nxore gjithë këtë mllef, ku e ke ruajtur? Ti dukesh dhe si gocë që i ke qejf kafshët dhe thua “e kishte një peliçe të bukur me lëkurë leopardi”. Po ty të vjen keq për leopardin?

Roza: Unë kam një peliçe leopardi aty të varur dhe e kam me qime industriale në rregull?