
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, të cilët po përballen me Gjykatën Speciale në Hagë, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen Krasniqi me rastin e ndarjes nga jeta të nënës së dëshmorëve Mujë dhe Ali Krasniqi.
Të gjithë të paraburgosurit në Dhomat e Paraburgimit në Hagë kanë dërguar një telegram ngushëllimi për familjen Krasniqi, duke i shprehur dhimbjen për humbjen e nënës së dy dëshmorëve, Mujë dhe Ali Krasniqi.
Ndryshe, disa ditë më parë ndërroi jetë Shehide Selimi-Krasniqi, nëna e dëshmorit të kombit Mujë Krasniqi (Komandant Kapuçi).