Avokatja shqiptare që jeton në Australi Eva Buzo është shtruar në spitalin e Vlorës për shkak të problemeve shëndetësore që e detyruan të ndërpresë sfidën e nisur prej mëngjesit të djeshëm.
Ajo është vendosur në terapi intensive menjëherë, teksa sipas mjekëve ka hipotermi për shkak të qëndrimit në ujë.
Lidhur me këtë ngjarje ka folur për mediat mjeku i cili ka vizituar sot atleten Eva Buzo e cila ndërpreu sfidën e saj për kalimin me not nga brigjet e Italisë drejt Vlorës.
Mjeku ka thënë se ajo është në gjendje stabël, por e lodhur. Mjeku siguroi se treguesit janë normal duke nisur nga tensioni, dhe pulsi dhe do të duhen disa orë që ajo të rimarrë veten.
“Ka gjysmë orë që ka ardhur nga deti, është në gjendje stabël, është koshiente, pak e lodhur, me pak ethe. Por treguesit janë normal, tensioni dhe pulsi.
Erdhi me dridhje nga të ftohtit dhe nga lodhja si dhe nga humbja e lëngjeve.
Duhet një periudhë 4 orë të marr veten. Po e mbajmë me kompresa. Në momentet e para artikulonte por nuk donim ta lodhnim. Ishte gjendje lodhje”– ka thene ai.