Sara Hoxha ka zbuluar së fundmi ndryshimin që ka bërë në look
Sara Hoxha ka zbuluar së fundmi ndryshimin që ka bërë në look. Tashmë që po vjen Viti i Ri, një ndryshim i tillë bëhet edhe më i nevojshëm.
Influencerja ka publikuar disa foto në “Instagram”, ku shihet se i ka lyer flokët në ngjyrë vishnje dhe duket sërish kaq bukur.
Megjithatë ndjekësit e saj kanë vërë re një tjetër detaj në këtë ndryshim që ka pësuar Sara, e cila sipas tyre është frymëzuar nga këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa.
Këngëtarja së fundmi i ka lyer flokët në ngjyrë vishnje, ngjyrë kjo që është kthyer në një trend kohët e fundit nga vajzat shqiptare dhe jo vetëm.