Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Nga lodhja tek pavendosmëria, këto shenja tregojnë se keni nevojë të shkoni tek psikologu

Vitet e fundit janë shtuar përpjekjet për të normalizuar takimin me psikiatrin apo psikologun rregullisht. Çdokush duhet ta ndërmarrë si hap edhe nëse nuk është në gjendjen më të rënduar emocionale.

Ka nga ata që duan ta nisin terapinë, por e shtyjnë pafundësisht, për shkak se janë në mëdyshje nëse duhet apo jo të shkojnë.

Megjithatë, përmes këtij artikulli,tregojmë simptomat që tregojnë se keni nevojë të nisni sa më shpejt me konsultat me ekspertët e shëndetit mendor.

Lodhje kronike, përqendrim i ulët dhe mendime negative

Simptomat e përmendura janë në fakt shumë të zakonshme dhe për këtë arsye shumica i shohin si reagim normal në situata stresuese, pa e marrë parasysh se mund të jenë sinjale të nevojës për terapi.

Ka momente kur të gjitha këto simptoma të ndikojnë në përditshmëri dhe pikërisht këtu situata del jashtë kontrollit.

Kritika të vazhdueshme ndaj vetes dhe vështirësi në marrje vendimesh

Edhe dy situatat e mësipërme jemi mësuar t’i konsiderojmë normale sepse i lidhim detyrimisht me pasiguritë e personalitetit, citon Anabel.

Si për t’i ushqyer edhe më shumë, i themi vazhdimisht vetes se nuk do ndryshojmë dhe kështu do jemi gjithmonë. Në të vërtetë asnjë pasiguri nuk vendos për ty dhe nuk ka asgjë që nuk ndryshon për të përmirësuar jetën dhe përditshmërinë tënde.

Terapia është pikërisht mënyra si e kupton dhe e vë në zbatim këtë.