Deputetin nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha ka reaguar ndaj takimit në Bruksel.
Ai në një postim në Facebook publikoi një foto të Borell dhe Vuçiq dhe takimit të tyre në hyrje të ndërtesës.
Batusha tha se përfaqësuesi i BE-së nuk verpoi njësoi me Kurtin, ku këtë veprim e cilësoi të njëanshëm.
“Borrell e paska pritur Vuçiqin në hyrje të ndërtesës, por jo edhe kryeministrin e Kosovës, Kurti.
Edhe një trajtim asimetrik krejt i panevojshëm nga ndërmjetësi”, shkroi ndër të tjera deputeti i LVV-së, përcjell “Bota sot”.