Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nga marrëdhënia në distancë, konfliktet, tek aborti i foshnjës, si mori fund historia e dashurisë së Roza Latit me partnerin misterioz!(Prapaskenat)

Roza Lati disa javë më parë ka shprehur se ka abortuar një foshnje. Moderatorja nuk kishte folur më parë për djalin me të cilin ajo do të priste një fëmijë por ajo ka treguar disa karakteristika të ish-partnerit.

“I shkathët, inteligjent por shumë egoist dhe i hallakatur”, shprehet Roza Lati, duke treguar se vendimin e abortit e mori e vetme pa pyetur asnjë njeri. Ajo gjithashtu ka treguar se ish-partneri ishte shumë i pasur sa që po të bëje një fëmijë me të do mund të siguroje jetën.

“Djali me të cilin pata shtatëzëninë është alamet djali të gjitha të mirat shumë inteligjent shumë i pasur të bëjë një fëmijë më të siguroje jetën vetëm më atë pensionin mujor apo si quhet se nuk e di.Por shumë i hallakatur, karakter egoist. Jo baba për familjen. E kam vetë në dorë jetën time e zgjedh vetë jetën time nuk më ‘tërheq kush nga hundët’ edhe kur mora vendimin e abortit nuk pyeta asnjë”, tha Roza.

Në një rrëfim rrënqethës, moderatorja zbuloi sesi kishte vendosur që të shkëpuste shtatëzaninë.

“I kam dëgjuar rrahjet e zemrës dhe aty unë jam thyer. Kur kam shkuar në shtëpi kam marrë vendimin…. Prandaj, them që nuk e lë veten të vuaj. Bëra një analizë të ardhmes time dhe thashë që nuk është momenti. Momentin që vendosa ta ndërpres aty kam rrahur veten me grushta. Kam kaluar një vit shumë të vështirë, prandaj jam këtu. Parneri e donte po se pyes unë atë për krijesën dhe fëmijën tim”, tregoi Roza.

Por, si mori fund lidhja e Rozës, me djalin në fjalë. Ishte pikërisht ditëlindja e Rozës ku dhe miqtë u shprehën se në krah të saj ishte edhe partneri.

Festa e madhe bëri bashkë miqtë dhe të afërmit e moderatores, por edhe partnerin misterioz. Por rreth 2 muaj larg festës, çifti i ka dhënë fund. Së fundmi, të gjitha këto janë konfirmuar nga vetë Roza Lati.

Djali në fjalë jetonte në Spanjë dhe lidhja është jetuar për shumë muaj në distancë, ku udhëtimet kanë qenë të shpeshta. Por, duket se gjithçka ka mbërritur në fund, pikërisht pas abortit të moderatores. Në atë kohë, Roza zbuloi se ishte “single”, por nuk rrëfeu se cilat ishin arsyet që e çuan të ndahej nga djali në fjalë.

Ajo ishte e ftuar në “Prive Reality” ku u pyet nga moderatorja Liberta Spahiu në lidhje me statusin e saj. Roza konfirmoi se është beqare dhe se i ka dhënë fund lidhjes.

“Kanë dalë llafe që jam fejuar. Jo, nuk jam fejuar. Kam qenë në studio me Monika Lubonjën dhe kam bërë një shaka, një batutë. Dhe prej shakasë e kanë kapur e kanë… Jam single, do thuash që jam ndarë këto kohët e fundit? Po, jam ndarë! E ndava bastardin, nuk më meritonte”, tha Roza Lati. Por, si u zbulua lidhja e prezantueses? Teksa kishte të ftuar Monika Lubonjën, Roza e pyeti se përse nuk martohet.

“Nuk duhet ta nxjerr unë lajmin këtu, nuk duhet të bëhet për mua, po për ty. Isha për një kohë të gjatë beqare edhe nuk më vinin as mesazhet, nuk më shkruante njeri dhe e dini si ishte puna? Mendojnë të gjithë se kushedi sa i shkruajnë asaj dhe nuk më shkruante asnjë njeri”. Ishte pikërisht kjo deklaratë që u interpretua si një pohim pa dashje i Rozës.
“E martuar nuk jam, por nuk është se s’jam pa martuar. Nuk e kam bërë të madhe, por unë me dikë jam. Kam hyrje-dalje me familjarët”, tha Roza. Më tej, ajo zbuloi se i dashuri i saj ka të njëjtën shenjë horoskopi me të dhe të dy përshtaten shumë me njëri-tjetrin.

Por tashmë, gjithçka ka përfunduar dhe duket se jo në një mënyrë shumë të mirë, duke qenë se Roza i drejtohet ish-it të saj me fjalët “bastard”. E gjatë rrugëtimit të saj në “Big Brother”, ajo zbuloi për herë të parë edhe abortin që kishte bërë, duke u shprehur se pas kësaj lidhja nuk ishte më e njëjta.