Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nga nesër në Kosovë rikthehet pluhuri saharian

Kështu bën të ditur, Mendimi për motin, me Mendim Rugovën.

Sipas tij, koncentrime më të larta të pluhurit saharian do të shihen këtë të martë.

Ndërsa sa i përket rënies së temperaturave, Rugova thotë se do vërehen nga mesjava. Parashihen edhe reshje shiu.

“Për ditën e martë në vend mbetet ende mot i ngrohtë, megjithëse kalojnë më shumë vranësira. Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-14m/s, e në pjesë të Dukagjinit dhe Drenicës edhe të fuqishme me hove deri në 20m/s (70km/h). Temperaturat minimale zbresin në 11C e 13C, e ato maksimale paksa më të ulëta, deri në 23C e 25C. Gjatë mbrëmjes të reshura shiu paraqiten fillimisht nga pjesë perëndimore të vendit, e deri në mesnatë edhe pjesë tjera”, thuhet në njoftim.

“Në vend ditën e martë parashihet të depërtojnë edhe koncentrime më të larta të pluhurit saharian pranë sipërfaqes, që mund të çojnë vlerat e çastit të indeksit të cilësisë së ajrit në të dobëta, apo ndotje më të rritur”.

“Më shumë të reshura shiu priten ditën e mërkurë dhe enjte, që aty këtu mund të shoqërohen edhe me bubullima. Temperaturat zbresin në 12C e 14C të mërkurën e të enjten në 9C. Në vise malore priten të reshura dëbore. I paqëndrueshëm parashihet moti ditën e premte, me mundësi për reshje lokale shiu, e të shtunën shfaqen sërish kushte për më shumë shi. Nëse temperaturat minimale zbresin fare pranë 0C, nuk përjashtohen mundësi që reshje dëbore të shfaqen edhe në pjesë të Prishtinës”.