Rruga që lidh “Lakrishten” me Fushë-Kosovën, përmes nënkalimit është drejt finalizimit.
Drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi ka thënë për Indeksonline se nga nesër pritet që të fillojë qarkullimi i plotë në këtë rrugë.
“Nëpërmjet kësaj kyçje mundësohet qasja më e lehtë e automjeteve, me qëllim të shkarkimit të segmentit më të ngarkuar rrugor “Tirana” dhe “Bill Klinton””, ka thënë Xhaferi.
“Unë besoj se do të kemi një shkarkim shumë më të madh të komunikacionit në këto dy rrugë si “Bill Klinton” dhe rruga “Tirana”, ka thënë drejtori Xhaferi.
Ai, po ashtu ka theksuar nënkalimi do të shfrytëzohet në të dy kahet.