Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Nga përçarja e raporteve Kosovë – Shqipëri, fiton Serbia”

 
   

“Në situatën kur dy kryeministrat Kosovë – Shqipëri nuk po mund të ‘merren vesh’, pa diskutim fitojnë kundërshtarët e shtetit të Kosovës, në radhë të parë fiton Beogradi, sepse pastaj legjitimon atë narracionin se shqiptarët nuk po mund të merren vesh mes vete e si të merremi vesh ne me ta”.

Kështu është shprehur ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, teksa ka diskutuar për një “përçarje të raporteve” mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ai ka vlerësuar se mosmbajtja e mbledhjes së dy qeverive në Gjakovë ishte një goditje e fortë për Kurtin, që në një moment të delikatë tregon mungesën e pajtimit mes tyre.

Ai gjithashtu ka shprehur mendimin se disa hapa të nxituar nga Rama kanë shkaktuar hidhërim të drejtë në Kosovë, por momenti aktual i Kosovës kërkon që Kurti ta zbehë këtë hidhërim për t’i realizuar interesat kryesore.