Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Nga shefi i krimit te nivelet e larta përdorues të SKY ECC”, e frikshme: Kanë ndarë zonat e shpërndarjes së dr*gës, sa asnjë…

Gazetari i njohur Ferdinand Dervishi në një intervistë televizive shprehet se telefonat që përdorej aplikacioni SKY ECC, nuk janë përdorur vetëm nga personazhet e krimit për larje hesapesh por edhe nga efektivët e inkriminuar të policisë.

Sipas Dervishit, shifrat thonë se ai lloj telefoni që kushton deri në 2500 euro, është përdorur nga 70-80% e Policisë, nga niveli shef krimesh deri më lartë.

Pavarësisht operacioneve policore për shfarosjen e shpërndarësve të drogave në shkolla, gazetari u shpreh se ajo që është alarmante është se zonat e shpërndarjes së drogës janë ndarë mes vetë punonjësve të Policisë së Shtetit saqë asnjë skaçator nuk guxon të ndërhyjë sepse mund t’i merret jeta.

“Aktualisht ne kemi një polici që ka ndarë zonat e shpërndarjes së drogës. Pra vetë policat me njëri tjetrin. “X” polic ka këtë pjesë, “X” polic ka këtë pjesën tjetër dhe kështu me radhë. Dhe ndodhë nonjëherë që kur ndonjë shpërndarës u futet në zonën e tyre, ha edhe dru ai shpërndarësi dhe ndodh pastaj si historia e atij që vdiq atje sepse kapërdiu drogën”- tha Dervishi, duke shtuar se pas thyerjes së platformës SKY ECC, një numër i madh prej 80 mijë faqe përgjimesh ka ardhur nga jashtë për policët në “duart” e SPAK.

Pjesë nga debati:

Dervishi: Ne flasim për një polici, na ka tradhëtuar na mbron… Unë jam i mendimit se Policia shqiptare ato detyrat e vogla i bën. Unë shoh gra apo vajza të reja që në orën 12 të natës apo 3 të mëngjesit, duke ecur vetëm me celular në çdo zonë të Shqipërisë. Nuk kam parë në asnjë vend që të sulmohen, t’u merret celulari. Nuk di që në Shqipëri të ketë zona ku Policia nuk futet. Detyrat e vogla policia shqiptare i ka bërë dhe i bën dhe kjo është meritë.

Duma: Ndoshta Ferdinant mund të bëjmë një ndërkallje me çështjen e hashashit në shkolla sepse kjo mua më shqetëson.

Dervishi: Jo, është më e rëndë se kaq. Tani të vijmë në ato që nuk bën. Aktualisht ne kemi një polici që ka ndarë zonat e shpërndarjes së drogës. Pra vetë policat me njëri tjetrin. “X” polic ka këtë pjesë, “X” polic ka këtë pjesën tjetër dhe kështu me radhë. Dhe ndodhë nonjëherë që kur nonjë shpërndarës u futet në zonën e tyre, ha edhe dru ai shpërndarësi dhe ndodh pastaj si historia e atij që vdiq atje sepse kapërdiu drogën.

Pra, kjo është ajo Policia me të mirat dhe të këqijat e saj. Nëse flasim për gjëra të rëndësishme, për mua është në ditën e saj më të keqe sa i përket thyerjes së platformës ECC. Efektivët ishin në listën e atyre personave që flisnin me ato telefonat e koduar të ECC-së. Tani kanë ardhur një numër i madh përgjimesh nga Belgjika apo Franca, disa flasin për 80 mijë faqe përgjimesh. SPAK-u i ka ndarë në grupe dhe po i shohin me kujdes. Problemi është se aty paraprakisht dalin shumë emra. Vetë Policët e dinë se kush i ka pasur ata telefona sepse ata i mburreshin deri dje njeri tjetrit se ne kemi këtë lloj telefoni që s’ka bir nëne ta dekodoj dhe ta dëgjoj me kë flas unë. Ai lloj telefoni që kushton deri në 2500 euro nuk është thjesht një telefon. Ai është një telefon i barabart me krim. Askush nuk e blen atë lloj telefoni në rast se nuk ka një qëllim negativ. Dhe në përqindjen që flasin, megjithëse nonjëherë e ekzagjerojnë, flitet për 70-80% e Policisë, e nivelit shef krimesh dhe lartë, e kanë përdorur këtë lloj telefoni dhe u kanë dalë emrat të gjithve.