Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nga shtatori, shkollat e Prishtinës me mësim gjithëditor

Nga shtatori, mësimi për nxënësit e ciklit fillor në Prishtinë, do të zgjasë deri në pasditen e vonë.

Kjo pasi që, Shkolla fillore “Model” nga viti i ri akademik do ta aplikojë mësimin gjithëditor, si pjesë e pilot-projektit të Komunës së Prishtinës.

Përveç kësaj, pilot-projekti do të zbatohet edhe në disa shkolla të tjera në kryeqytet.

Metodën e re mësimore po e përkrahin edhe nga Këshilli i prindërve, megjithëse kanë disa kërkesa specifike.

Gatishmëri për të ndihmuar në zbatimin e këtij plani kanë shprehur nga Ministria e Arsimit.

Pavarësisht mbështetjes që premton ministria, njohës të arsimit kanë dyshime nëse projekti mund të realizohet.

Qysh nga viti 2015, ekziston pilot-projekti për mësimin gjithëditor.

Pilotimi i mësimit gjithëditor, madje disa herë është realizuar në disa shkolla të kryeqytetit.
Kjo metodë mësimore aplikohet me qëllim që të tejkalohet pabarazia apo efektet që gjendja socio-ekonomike e krijon te nxënësit.