Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nga sot terminet e provimit për patentë shofer bëhen në e-Kosova

Zëvendësministri i Infrasktrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se nga sot mund të bëhet online termini për provimin praktik dhe teorik për patentë shofer.

Durmishi, ka thënë se në E-Kosova, qytetarët e vendit mund t’i realizojnë të gjitha fletëpagesat për paraqitjen e testit të patentë shoferit.

“Në Platformën e-Kosova tani kemi publikuar shërbimin për aplikim dhe ndarje të termineve për provimin teorik dhe praktik për Patent Shofer.

Me qëllim të zbatimit të zotimit për transparencë të plotë, në kuadër të MMPHI-së, në bashkëpunim me ASHI, kemi lansuar projektin lidhur me aplikimin dhe ndarjen e termineve per provimin teorik dhe praktik për Patent Shofer. Prej sot, përmes platformës së E-Kosova, fletëpagesat mund të realizohen në mënyrë digjitale. Si Ministri jemi kujdesur që deri në finalizimin e plotë të digjitalizimit, të drejtën e aplikimit qytetarët e kanë edhe përmes zyreve në njësitë rajonale.

Ky projekt synon lehtësimin e procedurave të aplikimit për patent shofer për qytetarët e vendit. Ky është një hap tjetër i domosdoshëm e i rëndësishëm drejt digjitalizimit si reformë e rëndësishme për rritjen e cilësisë, efikasitetit dhe transparencës.”, ka shkruar Durmishi në Facebook.