Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ngacmimet sek*uale në vendin e punës, gazetarja zbulon detajet e forta: Ja në cilat qytete fenomeni është më i përhapur, në ndërmarrjet mbi 100 punonjës…

Gazetarja Alma Lahe e njëherazi pjesë e organizatës “Together for Life”, teksa ka drejtuar grupin e ekspertëve për realizimin e studimit “Ngacmimet Seksuale në Punë’, ka zbuluar në një studio televizive rezultatet.

Lahe u shpreh se fenomeni i ngacmimit seksual në ambientet e punës ekziston dhe është evidentuar si më i shpeshtë në Tiranë, por edhe në Korçë, Lezhë dhe Durrës.

Sipas saj nga anketimi ka dalë se fenomeni është i përhapur në zonat urbane dhe ndërmarrjet e mëdha me më shumë se 100 punonjës.

“Fenomeni ekziston. Kemi pasur tre fokus grupe ku fenomeni është evidentuar edhe më i lartë, përveç Tiranës që ka fenomenin, por edhe ndjeshmërinë më të lartë. Ka qenë Korça, Lezha dhe Durrësi. Nga anketimi ka dalë se fenomeni është i hapur në zonat dhe ndërmarrjet e mëdha me më shumë se 100 punonjës. Diferenca mes privatit dhe sektorit publik ka diferencë shumë të ulët për ngacmimet seksuale”, shpjegoi ajo mes të tjerash.