Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ngërçi për kryeparlamentarin, politologu: Limaj po rrit pazarin, kërkon…

 
   

Politologu Ilir Kalemaj duke folur mbi situatën në Kosovë, tha që marrëveshja Kurti-Limaj duket se është arritur, por tani kreu i Nismës po kërkon të rrisë pazarin, duke synuar portofole më të rëndësishme nga ato të ofruara.

Sipas Kalemajt problemi më i vështirë ishte konstituimi i Kuvendit, ndërsa zgjedhja e kryeparlamentarit është një ngërç i kapërcyeshëm institucional.

“Problemi më i vështirë ishte konstituimi i Kuvendit. Fakti që s’ka përkohësisht një kryeparlamentar, s’mendoj se është ndonjë ngërç i pakapërcyeshëm institucional. Kurti e arriti bastin politik, pasi mbajti atë shumicë të cilësuar që e kishte marrë edhe në zgjedhjet e fundit. 

Preferenca e tij, pavarësisht gjuhës acidike të përdorur ndaj tij në fushatë, ka qenë Fatmir Limaj, për faktin e thjesht që ka vetëm 3 deputetë, që bashkë me minoritetet jo serbe, janë të mjaftueshëm për të kapërcyer pragun prej 60 deputetësh që i duhen për të qeverisur i qetë. 

Fakti që LDK-PDK dhe AAK kanë refuzuar me çdo çmim të bashkëqeverisin me Kurtin, është rritur pazari për Fatmir Limajn. Limaj është dakordësuar me Kurtin, pavarësisht se s’ka një marrëveshje me shkrim. Por cila do jetë forma, me pjesëmarrje në qeveri, apo mbështetje jashtë qeverisë siç ndodh në vendet perëndimore, por në trojet tona, nëse nuk merr poste qeveritare…

Mund të ketë dy gjëra, sepse ata abstenuan për Haxhiun, ose ka rezerva shumtë të forta për kandidaturën e Haxhiut, që ka më pak gjasa, ose i kushtëzojnë votat pro në këmbim ndoshta të një portofoli më të rëndësishëm nga ai i ofruar nga Kurti. Dihet kush janë ministrat e rëndësishëm, ministri i Brendshëm, ministri i Jashtëm.

Por në këto dy ministri janë bashkëpunëtorët e ngushtë të Kurtit. Ndoshta Limaj mund të jetë një nga zv.kryeministrat. 

Me sa duket dakordësia është arritur, tashmë është për të rritur pazarin dhe për të ruajtur status quo-në. E përjashtoj skenarin që Kurti mund të mos jetë kryeministër i Kosovës”, u shpreh politiologu për MCN TV .