Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ngjarja e rëndë në burgun e Peqinit/ Ish-prokurori: Erdhi si një rrufe në qiell të hapur, në një kohë kur drejtuesit e burgjeve vetëm përgëzoheshin

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka folur për ngjarjen e rëndë në burgun e Peqinit, ku mbeti i vrarë një i burgosur dhe një tjetër i plagosur me armë zjarri, nga një tjetër i dënuar me burgim të përjetshëm.

Hajdari tha se kjo ngjarje erdhi në një kohë kur drejtuesit e burgjeve merrnin vetëm përgëzime.

Ndërsa theksoi se kjo ngjarje duhet të trajtohet si e izoluar, ai shtoi se është e domosdoshme që burgjet të kalojnë në nivelin e sigurisë së lartë.

“Kjo ngjarje ndodhi në një klimë kur drejtuesit e burgjeve merrnin vetëm përgëzime, erdhi si rrufe në qiell të hapur. Është një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura ndonjëherë, por mendoj se duhet të trajtohet si ngjarje e izoluar.

Mendoj se nuk do të rrihet vetëm me këto masa që janë marrë për shkarkimin e drejtuesve dhe punonjësve.

Është e domosdoshme kalimi i të gjitha burgjeve në sigurinë më të lartë. Është situatë e rëndë, por e izoluar. Gjendja në burgjet e vendit vitet e fundit janë përmirësuar shumë. Janë rritur kushtet e sigurisë.

Përmirësimi i këtyre masave do t’i shërbejë në të ardhmen, që vendosja në regjimin “41 biss”, të vendosen në kohë”, u shpreh ai në News 24.