Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ngjarja e turpshme në Deçan, flet drejtori i arsimit

 
   

Një rast i rëndë ka ndodhur në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në komunën e Deçanit. Mësimdhënësi Valentin Selmanaj dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të mitur.

Pamjet janë publikuar në medie, ndërkaq rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria e Pejës ku të njëjtit i ka ka sekuestruar telefonin.

Insajderi ka kontaktuar me drejtorin e drejtorisë së arsimit, Besnik Hulaj dhe i njëjti konfirmoi se Selmanaj është suspenduar nga puna.

“Rast shumë i rëndë, ne si drejtori kemi marrë masat duke e suspenduar të njejtin me vendim nga dita e sotme. Tani organet e rendit po merren me rastin dhe do të shohim se çka të veprojmë tutje”, tha Hulaj.