
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, me pasojë vdekjen e një shtetasi shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Lakonikis në Kalamata dhe sipas burimeve për mediat greke, i riu shqiptar duke udhëtuar me biçikletë, humbi kontrollin e u përplas me një shtyllë tensioni.
Për pasojë 24-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua për në spital, por nuk arriti dot të mbijetonte pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.