Policia e Kosovës ka njoftuar se në Drenas është arrestuar një person, pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht një femër, ku si pasojë ishte goditur aksidentalisht nga një veturë.
Viktima është dërguar për mjekim, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar si “Shtytje dhe ndihmë në vetëvrasje”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ishte fjalosur e më pas dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. E njëjta dyshohet se ishte goditur aksidentalisht nga një veturë, me ç’rast është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell IndeksOnline.