Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Ngrënia e këtyre farave të vogla do t’ju japë një lëkurë të shkëlqyeshme

Dihet që farat janë një superushqim që shpesh nënvlerësohen nga njerëzit

Fara lini, kungulli, susami apo chia, ekziston një gamë e gjerë farash në varësi edhe të preferencave tuaja. Mund t’i hani shqeto, ose t’i shtoni në gatime dhe sallata të ndryshme, kjo pastaj është çështje dëshire.

Por, nëse po kërkoni një “investim” me mend në pjesën e lëkurës, atëherë konsiderojeni veten me fat pasi farat chia janë përgjigjja.

Në krye të listës për përfitimet shëndetësore dhe ato të bukurisë te njerëzit që i konsumojnë, këto fara janë shumë të pasura me kalcium, hekur dhe omega 3, shkruan Vogue.

Nutricionistja María José Crispín thotë se acidet yndyrore të pangopura, të tilla si omega 3 dhe acidi linoleik, ndihmojnë në reduktimin e sëmundjeve. Por, këto fara janë plot edhe me fibra, të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit, niveleve të sheqerit në gjak, reduktim të inflamacionit etj.

Përtej mirëqenies së përgjithshme, shëndeti i lëkurës sonë mund të përfitojë shumë nga ngrënia e disa ushqimeve të caktuara, mes tyre edhe farat chia.

Farat e mbushura me acide yndyrore omega 3, të cilat kanë efekte anti-inflamatore janë një lajm i mirë për lëkurën. Antioksidantët që ato përmbajnë gjithashtu kanë efekt në lëkurë, ndaj mund t’i hani sa më shumë. Lëkura plot jetë dhe shkëlqim është rezultati i dëshiruar nga shumë femra, citon Anabel.

Mënyrat për të filluar përfshirjen e farave chia në dietën tuaj

Shtojini ato nga pak në kos, në sallatë ose në gatime të ndryshme, si supë, perime në furrë etj. Farat chia mund të përdoren edhe në ëmbëlsira si pudingu dhe ju do të shihni më shumë përfitime në shëndetin e lëkurës.