Prokuroria e shtetit ka ngritur aktakuzë kundër asistentit të Fakultetit të Mjekësisë, Sokol Krasniqi. Krasniqi akuzohet për kanosjen e bërë ndaj deputetes Albena Reshitaj.
Në aktakuzë thuhet se Sokol Krasniqi i njofur me nofkën “Kola” ka kanosur seriozisht deputeten Reshitaj në cilësine e shefes së katedrës dhe profesoreshë e Fakultetit të Mjeksisë.
I akuzuari në kanosje i është ofruar të fytyra të dëmtuarës Reshitaj duke e kërcënuar me fjalët “do të shkatërroj”.
Sipas aktakuzës me kërcënimet e bëra, Sokol Krasniqi nga Drenasi i ka shkaktuar Reshitajt ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë për jetën e saj.