Është ngritur një aktakuzë kundër Hunter Biden, djalit të presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden, nën dyshimin se gënjeu gjatë blerjes së një arme zjarri.
Ai përballet me tri akuza penale për gënjim gjatë blerjes së armës së zjarrit, pasi përpjekjet për të arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë dështuan.
Kjo nënkupton se kjo është hera e parë që një fëmijë i një presidenti në detyrë përballet me aktakuzë penale në SHBA, raporton BBC.
Marrëveshja e planifikuar për pranimin e fajësisë për zgjidhjen e akuzave me të cilat ai përballej në lidhje me armën dhe taksat, dështoi papritmas në korrik.
Të gjitha tri akuzat kanë të bëjnë me dyshimet se Biden gënjeu në formularët kur e bleu një armë zjarri në kohën sa ishte përdorues i drogës.
Ai i kishte pranuar akuzat gjatë bisedimeve për marrëveshjen e dështuar tashmë të pranimit të fajësisë.
Telashet ligjore të Bidenit të ri janë bërë çështje tejet kundërthënëse në politikën e Shteteve të Bashkuara.
Tags: Arme zjarriBidenHunter Biden