Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nipi i Luan Krasniqit, gati për misionin e radhës

Boksieri Ardian Krasniqi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme karrierën në boksin profesionist, në kategorinë gjysmë të rëndë.

Ai nga 10 meçet e zhvilluara deri më tani i ka të fituara të gjitha me nokaut.

28-vjeçari së fundmi e ka fituar meçin për WBO Intercontinental, e këtë titull pritet ta mbrojë në maj, teksa thotë se nuk ka rëndësi kundërshtarin që do e ketë.

“Jam i përgatitur për gjithçka, do të jem i përgatitur për atë natë, nuk e këqyri kush është kundërshtari im, por kur do të hyjë në ring do ta dijë kundërshtarin”, është shprehur Krasniqi për Klan Kosova.

Ardiani, i cili është nipi i legjendës Ardian Krasniqi, ka një mision.

“Misioni im është që ti kthej ato emocione prapë, ato emocione që në vitet 2000-2008 kur është ngritur në ring xhaxhai im Luani, dhe gjithë kombi shqiptar u mbledhshin para arenës në Prishtinë, Tiranë ku ka pasur shqiptarë”, vazhdoi Krasniqi.

Krasniqi, nuk e ka mësuar ende kundërshtarin që do ta ketë, ndërsa meçi i tij pritet të zhvillohet në maj të këtij viti.

Ky meç si i kaluari, në të cilën arenë boksuan edhe shqiptarët do të transmetohet në Klan Kosova.

Primetime Promotion ka arritur marrëveshje me televizionin Klan Kosova, e ku ndërmjetësues ishte menaxheri i Krasniqit, Shkodran Arifi, për t’u arritur një gjë e tillë.