Katër të rinj dogjën dy makina në Korçë, ku njëra ndodhej në lagjen nr. katër dhe tjetra në lagjen nr. 14. Të rinjtë u identifikuan dhe janë vënë në pranga nga policia. Në një intervistë televizive, gjyshja e djalit që iu dogj makina, u shpreh se i nipi disa ditë më parë ishte zënë me disa djem të tjerë, por arsyen nuk e di. Gjyshja tha se ata u njoftuan nga komshija për djegien e makinës, pasi të gjithë kishin rënë të flinin.
Çfarë ndodhi mbrëmë?
Gjyshja: Ne po flinim mbrëmë, na lajmëroi komshia, ishte ngritur ajo se ka një fëmijë të vogël. U ngrit për fëmijën kur pa zjarrin. “Shpejt zjarr” na tha neve! Ku ka rënë ky zjarri thamë ne? U ngrit djali pastaj, nipi mori markuçin, e shuajtëm vetë. Kush kishte konflikte nga familjarët tuaj? Ne nuk kishim asnjë konflikt, ky ishte zënë me ca djem.
Kush nipi?
Gjyshja: Po nipi, siç bëjnë djemtë. Një e gjysmë ka qenë ora, nuk e di pse e bënë.
Dëgjuat zhurmë nga djegia, pati shpërthime?
Gjyshja: Asgjë nuk dëgjuam, na njoftoi komshija. E mori në telefon nipin dhe i tha “shpejt se po të digjet makina”.