Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nis aplikimi për libra e mjete shkollore në E-Kosova

Hapi i parë për të nisur aplikimin është kyçja në E-KOSOVA.

Prej kesaj platforme prindërit nga kjo e premte, mund të aplikojnë për subvencionet e Ministrise se Arsimit që do t’iu ndihmojnë për të blerë tekste e materiale shkollore.

Pasi ta kenë dhënë emailin dhe fjalëkalimin e xhirollogarisë që kanë, kjo platformë u jep mundësinë e zgjedhjes në dy kategori.

Ministria e Arsimit për fëmijët nga klasa e parë deri në të pestën në total do të ndajë nga 80 euro, 50 euro për tekstet shkollore dhe 30 euro për mjetet mësimore.

Ndërsa për nxënësit e arsimit në nivelin e mesëm të ulët nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, do të ndahet një shumë prej 30 eurosh.

Kjo me arsyetimin se të njëjtit do të mund të përdorin librat e trasheguara nga vitet paraprake.

Pasi prindërit të kenë blerë tekstet e materialet e nevojshme në librari, ministria pas një jave do t’i subvencionoj me shumën e nevojshme.

Në shërbimin ndaj qytetarëve figurojne edhe numrat e telefonit pa pagesë ku për çfarëdo pyetje që kane rreth mënyrës së aplikimit, mund të thërrasin në numrin 0800 30 900 si dhe emailin [email protected].

Gjatë ditës Ministria e Drejtësisë me në krye Albulena Haxhiun ka nxjerrë një udhëzim me të cilën këkron nga përmbaruesit privat që t`i lehtësojnë procedurat në rast se ndonjë llogari e prindërve është e bllokuar, në mënyrë që t`u mundësohet gjithë prindërve blerja e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.