Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nis asfaltimi i një pjese në magjistralen Prishtinë-Podujevë, Durmishi: Deri verës, ky segment do të jetë gati

 
   

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se ka filluar asfaltimi i një segmenti në magjistralen Prishtinë – Podujevë, me gjatësi prej 800 metrave e me gjerësi 7.5 metra.

Durmishi tha se janë të përkushtuar që punët të ecin me ritëm sa më të shpejt, veçanërisht në prag të nisjes së sezonit të verës.

“Sot, filluam me shtresën e parë të asfaltit tek LOT1 –

Segmenti me gjatësi prej 800m, e me gjerësi prej 7,5m. Jemi të përkushtuar që punët të ecin me ritme sa më të shpejta, veçanërisht në prag të nisjes së sezonit të verës, ku pritet që ky segment të jetë gati për qarkullimin e automjeteve duke lehtësuar kështu lëvizjen dhe rritur parametrat e sigurisë rrugore”, shkroi Durmishi