Tashmë ka nisur ceremonia e varrimit të 21 vjeçares, Erona Coklit, e cila dje u vra nga ish-bashkëshorti i saj, Valon Aliu.
Rasti ndodhi pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, ku i plagosur kishte mbetur edhe vëllai i saj, 15 vjeçar, përcjell klankosova.tv.
Siç shihet edhe në një imazh të ndarë nga arbëresh.info, prezent në ceremoninë e varrimit shihet po vëllai i saj i cili i shpëtoi sulmit megjithëse me plagë në krah të djathtë.