Gjendja shëndetësore e minatorëve të Trepçës ka nisur të përkeqësohet në ditën e gjashtë të grevës.
Rreth 20 minatorë kanë kërkuar vetëm këtë të diel trajtim mjekësor, pas 5 ditë greve.
Mjeku i emergjencës i cili gjendet pranë minatorëve grevist, Ridvan Ramaxhiku tha se vetëm këtë të diel kanë pasur 18 raste të cilët i kanë kontrolluar dhe se siç ka treguar ai, dy prej tyre për në spital.
“Ditën e sotme i kemi pasur 18 raste, dy i kemi dërguar në spital, shumica prej tyre kanë pasur tretman për kokëdhimbje për shkak të tensionit arterial, disa kanë pasur edhe mundime ose dhimbje trupore”, tha Ramaxhiku.
Ai tha se të gjitha këto raste i kanë trajtuar me mundësitë e tyre.
“ Vetë ambienti i cili është atje që edhe njeriu i shëndosh me hy i paraqiten këto simptoma. Kemi edhe disa punëtorë të cilët edhe vetë janë të sëmurë, kështu që mundet të ju përkeqësohet edhe gjendja. Ka pasur edhe të tillë që nuk e kanë pranuar terapinë”, ka deklaruar Ridvan Ramaxhiku,.
Në anën tjetër minatorët grevist kanë thënë se përkundër gjendjes së rëndë shëndetësore, ata nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.
Derisa, ata kanë kërkuar që edhe kryeministri Albin Kurti të ju shkojë në vizitë e të informohet drejtpërdrejt me kërkesat e kushtet e tyre.