Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nis protesta kundër dhunës ndaj grave

 
   

Ka nisur protesta e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist kundër dhunës ndaj vajzave, grave dhe femicidit.

Pjesë e kësaj proteste janë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, të cilët në duar kanë pankarta me mbishkrimet “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, “Vrasësit e grave në burg”, “Për gratë çdo ditë është luftë”.

Kjo protestë është thirrur pas vrasjes së Liridona Ademaj-Murseli mbrëmjen e 29 nëntorit.

Për këtë rast janë arrestuar dhe janë tashmë në paraburgim për një muaj, tre të dyshuar dhe i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj Naim Murseli.