Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nis puna për ndërtimin e tunelit më të madh nënujor në botë

Ka nisur ndërtimi i tunelit më të madh nënujor, i cili do të lidhë Danimarkën me Gjermaninë nga viti 2029. Tuneli Fehmarnbelt do të jetë 18 kilometra i gjatë dhe do të shkurtojë udhëtimin mes dy vendeve me 130 km.

Mediat e huaja ndër të tjera shkruajnë se kalimi do të përbëhet nga pjesë të tunelit që do të zhyten në Detin Baltik, domethënë nuk do të ketë shpime nën shtratin e detit. Lidhja mes ishullit gjerman Fehmarn dhe ishullit danez Loland do të jetë tuneli më i gjatë i kombinuar rrugor dhe hekurudhor në botë.

Këta dy ishuj tani janë të lidhur me një traget ose bypass. Kur të përfundojë tuneli, udhëtimi me tren nga Kopenhaga në Hamburg do të zgjasë dy orë e gjysmë, në vend të katër orëve e gjysmë që janë aktualisht.

Kalimi i tunelit do të zgjasë 7 minuta me tren dhe 10 minuta me makinë. Për ndërtimin e tij nevojiten rreth 3000 persona dhe një buxhet prej rreth 7 miliardë euro.

Punimet përgatitore nisën në vitin 2020 nga pala daneze dhe në vitin 2021 nga pala gjermane. Kohët e fundit ka filluar pastrimi i kanalit.

Ndërtimi aktual i tunelit do të fillojë këtë vit. Pjesë të tunelit kërkojnë një sasi çeliku që korrespondon me sasinë e nevojshme për të ndërtuar pesëdhjetë Kulla Eiffel. Ndërkohë pritet që viti 2029 të jetë edhe viti kur tuneli të përfundojë dhe të përdoret për lëvizje. /abcnews.al