Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Nis sezoni i …”, ja cilat janë 3 shenjat e Horoskopit që do të arrijnë qëllimet e tyre

Viti mund të fillojë me Diellin në shenjën e qëndrueshme dhe realiste të Bricjapit , por kur e kuptojmë se është këtu, tashmë kemi kaluar në stinën e lindjes së një shenje me mendim të lirë dhe etje për njohuri.

Sezoni i Ujorit fillon më 20 janar dhe zgjat deri më 19 shkurt . Ndërsa Dielli kalon në shenjën e Ujorit, perspektiva jonë bëhet më humaniste, e orientuar drejt komunitetit dhe ndoshta pak ekscentrike dhe kontradiktore. Ne jemi më të aftë të lëmë mënjanë “duhet” e të tjerëve dhe të festojmë individualitetin tonë
Më poshtë lexoni se cilat shenja do të ndikohen më shumë këtë vit nga pozicioni i Diellit në Ujor.

Luani

Energjia në gjysmën e dytë të janarit dhe ditët e para të shkurtit për ju ka një cilësi të qëndrueshme dhe të këndshme. Të gjitha qëllimet dhe planet tuaja do të zhvillohen pa probleme. Qoftë në jetën tuaj të dashurisë, karrierën tuaj, marrëdhënien tuaj me familjen ose gjetkë, përfitoni nga kjo energji për të zbutur çdo konflikt që mund të ketë ekzistuar. Me Hënën e Plotë më 25 Janar në shenjën tuaj, fati është në maksimum në favorin tuaj. Varet vetëm nga mendësia juaj. A jeni në gjendje të përfitoni nga vizat pozitive që yjet po ju dërgojnë?

Bricjapi

Mendja juaj do të jetë në maksimumin e saj (kryesisht për shkak të Mërkurit në Bricjap ) dhe gati për t’ju ndihmuar të arrini qëllimet tuaja. Vështirë se do të gaboni nëse e përdorni këtë kohë për të arritur planet tuaja. Kushtojini vëmendje shëndetit tuaj dhe mos u shqetësoni nëse gjërat ngadalësohen pasi Dielli të hyjë në Ujor. Duhet të mbani mend se jeta nuk është e gjitha punë dhe orar, ajo ka nevojë për pak relaksim dhe kujdes për veten herë pas here.

Ujori

2024 është një vit ndryshimi për ju. Tashmë Plutoni, i cili është në shenjën tuaj dhe do të jetë në të deri dhe pas vitit 2040, inauguron një fazë vendimtare në jetën tuaj që do të sjellë reforma, zëvendësime dhe ndryshime. Mbani gjakftohtësinë në çështjet praktike dhe mos i injoroni mesazhet që të dashurit tuaj po përpiqen t’ju japin. Komunikimi është shumë i rëndësishëm në marrëdhënie dhe viti që nisi pak ditë më parë është viti që do t’ju ndihmojë ta kuptoni këtë.