Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Niset nga aeroporti i Prishtinës për në Dortmund, aeroplani kthehet mbrapsht, kjo është arsyeja

 
   

Një aeroplan i kompanisë Wizz Air, i cili ishte nisur nga Aeroporti i Prishtinës rreth orës 14:00, me destinacion Dortmundin e Gjermanisë, është kthyer mbrapsht pas më shumë se një orë e 10 minuta fluturim, për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore të një udhëtari.

Ekipet mjekësore ndodhen tashmë në aeroplan. Gjithashtu edhe policia ka mbërritur në pistë, sikur shihet në foto.

Udhëtarët u kthyen mbprapsht, pa kurrfarë paralajmërimi, diku mbi tokën e Kroacisë.

 Image
 Foto nga vendngjarja 
 

Ata nuk janë lejuar të dalin nga aeroplani as  nuk kanë kurrfarë njoftimi se a do të anulohet tërësisht fluturimi, apo do të rinisë, edhe pas rreth gjysmë ore që aeroplani ka aterruar në ANP.

Gjendja e udhëtarit, një djalë në moshë të re, nuk është kritike, sipas mjekëve.